I emocionuar ndjehet Roberto Mancini në prag të miqësores ndaj Arabisë Saudite, e cila do të jetë edhe ndeshja e tij e parë në stolin e të “kaltërve”.
“Do të jetë një sfidë shumë e veçantë për mua, e mbushur me emocione. Të stërvitësh kombëtaren, është gjithmonë një ëndërr dhe jam i lumtur që tashmë e bëra realitet” u shpreh Mancini.
Ish-trajneri i Inter dhe Machester City foli edhe për projektin që kërkon të fusë tek Italia, ndërsa konfirmoi besimin ndaj Donnarummës në portë, e mëdyshjen për Balotellin.
“Është një fillim i ri. Dua që të gjithë të shfaqin entuziazëm, dëshirë për të luajtur dhe gatishmëri për t’u sakrifikuar e argëtuar në fushën e lojës. Nesër do të luajë Donnarumma në portë, ndërsa për Balotellin kam ende dyshime. Do të doja ta aktivizoja në Nice kundër Francës, pasi atje ka shumë tifozë të tij”, është shprehur Mancini.
Top Channel