Mastersi i Romës, kualifikohen Djokovic e Goffin (Video)

15/05/2018 10:56

Turneu Masters i Romës nuk shënoi surpriza të mëdha në raundin e parë të tij.

Novak Djokovic u kualifikua për më tej, pasi mundi Alexander Dolgopolov. Tenisti serb, numri 18 i botës, e fitoi përballjen me ukrainasin në dy sete. Djokovic ishte superior ndaj Dolgopolov dhe i fitoi pa shumë vështirësi setet e këtij takimi, 6-1 dhe 6-3.

U kualifikua për në raundin e dytë edhe Kei Nishikori. Tenisti japonez e nisi aventurën e tij në turneun Masters të Romës me përballjen ndaj Feliciano Lopezit. Nishikori vuajti jo pak në ndeshjen me spanjollin, të cilin e mposhti 2-0 (7-6 dhe 6-4), pas rreth 2 orësh lojë.

Shumë të lehtë e pati sfidën e tij David Goffin. Belgu, numri 10 i renditjes ATP eliminoi Leonardo Mayer, të cilin e mundi 2-0. Goffin iu desh pak më shumë se 1 orë lojë për të fituar ndeshjen me argjentinasin, duke i mbyllur setet 6-1 dhe 6-2.

Vijon rrugëtimin e tij në turneun Masters të Romës edhe Pablo Carreno-Busta, i cili fitoi ndaj amerikanit Jared Donaldson 2-1, në 1 orë e 39 minuta lojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA