Ulje emergjence, avioni në Britani “shkon” në plazh

07/05/2018 09:48

Një avion i Luftës së Parë Botërore bëri një ulje spektakolare emergjence në një plazh, në Devon të Britanisë së Madhe, pas një defekti në motor.

Piloti Zac Rockey kreu një manovër të paimagjinueshme, të denjë për avionin historik të riparuar, duke u ulur në plazh dhe sigurisht duke iu ofruar të pranishmëve një spektakël që do ta mbajnë mend gjatë.

Vet Rockey tregoi se, gjatë fluturimit rutinë, motori i avionit pësoi një defekt dhe plazhi dukej vendi më i mirë për të tentuar një ulje emergjence.

Problemi i vetëm ishin shkëmbinjtë e lartë rreth plazhit, por, siç e tregojnë filmimet amatore të dëshmitarëve okularë, piloti Rockey e kaloi sfidën me sukses.

Top Channel