Tifozët e prekin në të pasme, gazetarja i godet me mikrofon – VIDEO

04/05/2018 10:52

Festa e tifozëve të Chivas de Guadalajara ishte e madhe pas fitores ndaj Toronto FC në Ligën e Kampioneve të Amerikës.

Maria Fernanda Mora, gazetarja e Fox Sports, ishte në terren në një lidhje “live” për të përcjellë emicionet nga tifozët e skuadrës meksikane, por për të kjo nuk shkoi si duhet.

Në një moment, një nga tifozët arrin tek gazetarja dhe i fut duart në të pasme. Ajo reagon menjëherë duke e goditur atë me mikrofon.

Pas incidentit, Maria Fernanda Mora shpjegoi se ajo ishte “prekur disa herë” dhe ndaj shpërtheu në atë mënyrë. Fox Sports kërkoi falje dhe mbrojti gazetaren.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA