Po luante me shokët, futbollisti 15 vjeçar ndërron jetën pas arrestit kardiak
Real Madrid dhe Bayern Munchen janë padyshim dy skuadrat evropiane më të mëdha që janë përballur më shumë me njëra-tjetrën. Madrilenët me fitoren e fundit në ‘Allianz Arena’ prishën barazinë e fitoreve të të dyja skuadrave, në 25 përballjet që kanë me njëra-tjetrën.
Madrilenët me fitoren e së mërkurës së shkuar e çuan në 12 numrin e fitoreve përballë bavarezëve, ndërsa numërojnë 11 humbje. Në 25 takime janë vetëm 2 barazime, përkatësisht në gjysmëfinalen e vitit 1976 1-1 dhe në përballjen e raundit të 1/16 në seznin 2003-2004.
Duke ju referuar statistikave zyrtare të faqes së UEFA-s, Real Madrid ka shënuar 39 gola, vetëm 2 më shumë se skuadra bavareze. Të gjitha përballjet mes këtyre dy kollosëve të futbollit evropian dhe jo vetëm, numërohen shumë ndeshje spektakolare, po mes tyre ne kemi zgjedhur 5 ndeshjet që kanë lënë më shumë gjurmë në mendjet e tifozëve.
Top Channel