Ne të gjithë kemi në shtëpinë tonë një kuti të ndihmës së shpejtë, e cila është e mbushur plot me zgjidhje për dhimbje të ndryshme.

Por, pavarësisht nga zgjidhja e shpejtë dhe e lehtë që këto ilaçe na japin, rekomandohet marrja e tyre me moderim dhe jo shumë shpesh, sepse ato mund të jenë të dëmshme në afat të gjatë.

Ndonjëherë ajo që duhet të bëjmë është të mendojmë jashtë kutisë së medikamenteve dhe të zbulojmë një gamë të gjerë të mjeteve të pazakonta që i keni në kuzhinën tonë, siç janë 7 “barnat” më poshtë.

FOTO GALERI
5/7
5. Sode buke për infeksionet urinare - Infeksioni urinar është një nga infeksionet më të shpeshta në mesin e grave, duke shkaktuar dhimbje dhe probleme të tjera fizike. Lëngu i boronicës është një ilaç i mirënjohur për të, por nëse fryti i thartë nuk është i disponueshëm mund ta zëvendësoni me një gotë ujë të përzier me ½ e një luge çaji sode buke. Alkali i gjetur në sasi të mëdha në sodën e bukës është një kripë jonike e tretshme në ujë që zvogëlon aciditetin e urinës dhe kështu lehtëson ndjesinë e djegies që shoqëron urinimin gjatë infeksionit. Përveç kësaj, rënia e aciditetit pengon rritjen e baktereve në zonë dhe vonon zhvillimin e infeksionit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA