Shtohen rastet me demencë, organizohet në Elbasan konferenca për gjetjet e fundit mbi këtë sëmundje

20/09/2026 19:55

Mbi 50 përfaqësues nga 20 vende të ndryshme të botës morën pjesë në konferencën “Etika dhe Demencia” për të prezantuar gjetjet e fundit mjekësore mbi këtë sëmundje.

Specialistët vërejnë me shqetësim se numri i të prekurve nga demenca është në rritje dhe grupmosha është ulur.

Sigurd Lauridsen nga Universiteti i Danimarkës Jugore tha: “Mund të ketë disa faktorë që të ndikojnë në shfaqen e demencias në moshë të hershme të cilët mund të jenë, duhani, alkoli, mungesa e aktivitetit fizik, diabeti i tipit 2 të gjithë këta janë faktorë rreziku. Por rritja e numrit të pacientëve që konfirmohen me këtë sëmundje lidhet edhe me rritjen e moshës së popullatës dhe ndryshimin demografik”.

Ne kemi bërë disa kërkime dhe është e vështirë të përcaktojmë një moshe se kur fillon demencia por rastet me të shumta janë mbi moshën 55 vjeç.

Janë bërë disa studime dhe disa gjetje për të trajtuar demencian dhe për ta penguar zhvillimin e saj të paktën për disa vite, në Bashkimin Europian ka disa gjetje që deri diku mund të ndihmojnë në trajtimin e kësaj sëmundjeje por nuk ka një kurë të caktuar.

Konferenca e zhvilliar nga Fakulteti I Shkencave Mjekësore Teknike në Elbasan bëri bashkë studiues, ekspertë dhe profesionistë të fushës të cilët krijuan një hapësirë të rëndësishme për shkëmbimin e njohurive, dhe prezantimin e gjetjeve mbi fushën e etikës dhe demencës.

Demenca është një sëmundje e vështirë që ndikon jo vetëm në jetën e pacientit por gjithashtu edhe të familjarëve.

Në Shqipëri ende nuk ka një regjistër zyrtar mbi numrin e personave të prekur nga kjo sëmundje por referuar një analize të e Global Burden of Disease vlerësohet se në 2019 rreth 36,079 persona në Shqipëri jetonin me demencë,, ndërsa për vitin 2050 parashikohen rreth 86,733 persona.

Top Channel