Ne të gjithë kemi në shtëpinë tonë një kuti të ndihmës së shpejtë, e cila është e mbushur plot me zgjidhje për dhimbje të ndryshme.

Por, pavarësisht nga zgjidhja e shpejtë dhe e lehtë që këto ilaçe na japin, rekomandohet marrja e tyre me moderim dhe jo shumë shpesh, sepse ato mund të jenë të dëmshme në afat të gjatë.

Ndonjëherë ajo që duhet të bëjmë është të mendojmë jashtë kutisë së medikamenteve dhe të zbulojmë një gamë të gjerë të mjeteve të pazakonta që i keni në kuzhinën tonë, siç janë 7 “barnat” më poshtë.

FOTO GALERI
4/7
4. Patate për pickimin e merimangës - Pickimi i merimangës është një fenomen i rrallë në krahasim me atë të mushkonjave, por kur ndodh, zakonisht kërkon një proces më të gjatë shërimi të shoqëruar me kruajtje akute, ënjtje dhe acarim të gjerë në zonë. Një ilaç i gjyshes, i përsosur për lehtësimin e kruarjes së keqe është të vendosni një copë patate të papërpunuar në zonën e ndezur dhe e fërkoni atë për rreth gjysmë ore. Patatja në formën e saj të papërpunuar është e pasur me agjentë të fuqishëm anti-inflamatorë që pengojnë simptomat e acarimit dhe e bëjnë zhdukjen më të shpejtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA