Këshilla e konsulentit të saj për gjidhënien ishte “bëj gjithçka që dëshiron të bësh me foshnjën tënde në krah”, e ajo nuk vonoi ta ndiqte me përpikmëri.

Serah Small, lojtare “hockey” e skuadrës së vendlindjes së saj, Grande Prairie, në provincën e Albertës në Kanada, shfrytëzoi periudhën e pushimit mes pjesëve të një ndeshjeje për të shkuar në dhomat e zhveshjes, siç i njohim zakonisht, për t’i dhënë gji vajzës së saj dymujorshe, Ellie.

E duke përmbushur gjestin më natyral në botë, atletja, e cila në dhomë ishte bashkë me koleget e saj, moment që u përjetësua përmes një “smartphone”, ajo është bërë simbol i mamave që ndjekin ende ëndrrat e tyre në sport.

Fotoja u publikua në faqen e saj në Facebook, pikërisht për të promovuar gjidhënien. Komentet ishin të shumta, mbi të gjitha duartrokitje dhe aprovim ndaj këtij akti, por nuk mungonin as kritikat.

“I publikova fotot teksa ushqeja me qumësht gjiri foshnjen time, sepse doja që kjo të konsiderohej gjëja më normale, e sigurisht për të treguar se çdo nënë mund ta bëjë kudo e kurdo”, komentoi më tej lojtarja e “hockey”-t.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA