“As Berisha dhe as Sherri, në portë do të luajë…”/ Maran para ndeshjes me San Marinon: Ja si qëndron e vërteta me Kerjotën
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, u ndal te sfida kundër Finlandës.
Tekniku italian u shpreh se i pëlqeu reagimi i ekipit, edhe pse me 10 lojtarë, ndërsa shtoi se kjo është mënyra e lojës që pret nga ekipi.
“Janë lojtarë që më japin mbulim në fazën difensive, por edhe shtyjnë shumë përpara. E kisha në mendje edhe më herët. Bëmë një reflektim dhe bëmë disa ndryshime. Sa i përket ndeshjes me Finlandën. Në 65 minuta që luajtëm në inferioritet numerik, kemi bërë shumë raste dhe u treguam shumë të rrezikshëm.
Është fusha ajo që të jep zgjedhje në këto raste. Ndonjëherë janë kundërshtarët që të japin këto zgjedhje. Praktikisht, edhe roli ose detyrat e mesfushorit janë në varësi të mënyrës se si mbrohet skuadra tjetër.
Janë episodet që të kushtëzojnë se si do vendosesh në fushë. Kur mbaroi ndeshja, komplimentova lojtarët dhe i thashë të mbanin kokën lart. Duhet të vazhdojmë në këtë linjë. Kjo qasje duhet të jetë pas ndeshjeve, mënyra se si kemi bërë futboll në atë ndeshje”, u shpreh Maran.
Top Channel