Në Paris e vetmja gjë e sigurtë është largimi i trajnerit Unai Emery në fundin e sezonit. Ka qenë dështimi në Europë që ka rënduar më shumë mbi trajnerin spanjoll, edhe pse titulli në Francë u duk më shumë një formalitet.
Dhe drejtuesit e klubit parizien në listën e kandidatve kanë emër të parë atë të trajnerit aktual të Juves, Masimilano Allegri, që ka arritur dy finale të Champions League në 3 vitet e fundit. Por orët e fundit një tjetër italian po lakohet shumë, Antonio Conte. Dhe në këtë rast flitet për një prishje kontrate në fundin e sezonit: raporti i ish-trajnerit të kombëtares italine me klubin londinez është prishur prej muajsh dhe kontrata që skadon në 2019 mund të mbyllet përpara kohe.
Antonio Conte është gjuithashtu një nga kandidatët edhe për rindërtimin e kombëtares italine, që brenda muajit qershor duhet të gjejë trajnerit defitiv. Por në këtë rast diferencën e bën oferta. Dhe kur flitet për para në Paris ato nuk kanë limit. Klubi i Al-Khelaifi është gati t’i ofrojë 11.5 milionë euro në sezon italianit, për të marrë drejtimin e skuadrës.
Ndër të tjera klubi parizien do ta kënaqte trajnerin Conte edhe me disa investime të tjera në merkato, gjë Chelsea nuk ja mundësoi në merkaton e sezonit të fundit.
Top Channel