Ylli brazilian i Paris Saint Germain, Neymar duket se nuk është aspak i lumtur me eksperiencën e tij në kryeqytetin francez.
Këtë e zbulon e përditshmja sportive spanjolle, Mundo Deportivo, sipas të cilës Neymar ka telefonuar drejtuesit e Barcelonës, për t’u thënë se ka ndërmend të kthehet sërish në Spanjë, pasi i mungon ‘Camp Nou’.
Sipas gazetës spanjolle, biseda mes Neymar dhe drejtuesve të Barçës, është bërë para se të luhej sfida e kthimit mes PSG-së dhe Realit të Madridit.
Po sipas Mundo Deportivo, nëpërmjet kësaj telefonate, Neymar duket se ka pasur për synim t’u konfirmojë dëshirën për t’u rikthyer, drejtuesve të Barçës, të cilët do të ishin të gatshëm të paguanin për kartonin e tij, për të mos e lënë të përfundojë në Madrid.
Top Channel