LIVE/ Izraeli vret ministrin iranian të Inteligjencës, SHBA tenton të sigurojë Hormuzin. Irani godet Katarin, në flakë impianti më i madh i gazit në botë 18/03 22:39
Një stuhi tejet e rrallë dëbore ka mbuluar Romën, kryeqytetin italian të mësuar me klimën mesdhetare, duke nxitur njerëzit të shijojnë motin e pazakontë, që e ka bërë edhe më të bukur qytetin, edhe pse shkaktoi probleme në transport, mbylli shumë shkolla, e detyroi autoritetet të thërrisnin ushtrinë për të pastruar rrugët.
Banorët e Romës u zgjuan për herë të parë nën pelerinën e bardhë që kishte mbuluar kryeqytetin, për herë të parë pas 6 vitesh, si pasojë e erërave të acarta që vijnë nga Siberia e që kanë pushtuar pjesën më të madhe të Europës, duke sjellë temperatura të acarta, por që fatkeqësisht kanë marrë edhe të paktën 4 jetë njerëzish.
Top Channel