Reali i Madridit, në krye të renditjes së klubeve 2017 nga IFFHS

18/01/2018 12:57

Fitues të shumëfishtë gjatë vitit të kaluar, Reali i Madridit ka treguar edhe njëherë aftësitë për të korur sukses, duke rrëmbyer kështu trofeun e katërt në histori sa i përket klasifikimit të përvitshëm të klubeve botërore nga IFFHS, Federata ndërkombëtare e futbollit, historisë dhe statistikave.

Klubi madrilen është shpallur si ekipi më i mirë në botë edhe në renditjet botërore të viteve 2000, 2002 dhe 2014, ndërsa vitin e kaluar triumfoi në Botërorin e Klubeve, Champions League, Superkupën e Europës dhe La Liga.

Gremio, ekipi brazilian që renditej në vendin e 34-t për vitin 2016, ka bërë ngjitjen më spektakolare për t’u renditur i dyti në listën e 2017-s, falë triumfit në Kupën Libertadores, ekuivalentja e Championsit në Amerikën e Jugut, dhe vajtjes në finalen e Botërorit të Klubeve.

Manchester United ka rikuperuar gjithashtu shumë pozicione, nga vendi i 12 në 2016-n në vendin e tretë për vitin që sapo lamë pas, falë fitores së Europa League të edicionit të kaluar dhe performancave tejet të mira në nivel klubesh.

Në vendin e katërt renditet Barcelona, me katalanasit që kanë qenë në krye të listës së IFFHS-së po 4 herë në 8 vitet e fundit, duke lënë pas tyre Paris Saint Germain, që janë ngjitur me një vend dhe futen në “Top 10” për të tretin vit radhazi.

Flamengo, tjetër ekip brazilian, renditet i gjashti, i ndjekur nga Juventusi, me “Zonjën e vjetër” që ruan një vend në dhjetëshen më të mirë prej 4 vitesh, ndërkohë që ka qenë në shkallën më të lartë të podiumit në vitet 1993 dhe 1996.

Më pas janë Bayern Munchen, në vendin e 8, Manchester City, që rikthehet mes më të mirëve pas 6 vitesh mungesë, si dhe Salzburgu në të 10-in.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA