Presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo nuk ka qenë aspak i qetë në përfundim të ndeshjes kundër Teutës, përballje të cilën e fituan miqtë me rezultatin 2-3.
Presidenti i Luftëtarit kërcënon se nëse nuk ka një arbitrim më të drejtë mund të tërheqë edhe ekipin nga kampionati.
“Kur them do marr masa ose do tërheqim skuadrën nga gara ose do prishim kampionatin duke aktivizuar të rinjtë e duke mos marre asgjë seriozisht”, deklaroi Presidenti i Luftëtarit.
Tavo shprehet se është i pakënaqur me arbitrimin e kësaj ndeshjeje duke i bërë thirrje edhe Presidentit Duka që të marrë masa.
“Nuk dua te komentoj ndeshjen. Të gjithë e panë çfarë ndodhi në Gjirokastër. Nuk e di se për çfarë i duhen Federatës këta arbitra. I bëj thirrje presidentit Duka se këto gjëra nuk duhet të ndodhin”, u shpreh Grigor Tavo.
Top Channel