Vettel rikthen buzëqeshjen te Ferrari. Hamilton, në vendin e katërt

12/11/2017 18:40

Vettel është fituesi i Çmimit të Madh të Brazilit në garën e parafundit të Botërorit të Formulës 1, edhe pse garohej vetëm për prestigj, pasi verdiktet e këtij sezoni janë dhënë me Hamiltonin kampion për pilotë dhe Mercedesin kampion për skuderi.

Gjermani i Ferrarit u nis nga vendi i dytë, por arriti të parakalonte finlandezin Bottas të Mercedesit që në kthesën e parë, ndërsa në vendin më të ulët të podiumit u ngjit ferraristi tjetër, Raikkonen, edhe pse këtij të fundit iu desh të vuante shumë në xhirot e fundit pas presionit të vazhdueshëm të britanikut Hamilton.

Ishte pikërisht ky i fundit, 4 herë kampion bote, që i dha tonin kësaj gare, pasi u nis nga bokset për të përfunduar pikërisht në vendin e katërt të Çmimit të Madh të Brazilit, rikuperim i jashtëzakonshëm vendesh, edhe pse nuk luftonte për asgjë.

Në Brazil ishte edhe një tjetër protagonist në hije, braziliani Felipe Massa, i cili ka njoftuar tërheqjen përfundimtare nga F1.

Tashmë Formula 1 i drejtohet garës së fundit të Abu Dhabit, që do të zhvillohet fundjavën e 26 nëntorit.

FOTO GALERI
2/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA