Bayerni i Mynihut fitoi me rezultatin tenistik 6-1 ditën e shtunë ndaj Leipzigut por ajo që ra në sy është fakti që trajneri i kampionëve të Gjermanisë, Vincent Kompany e ndoqi të gjithë ndeshjen nga stoli.

Tekniku belg nuk u ngrit praktikisht në asnjë moment për shkak të disa problemeve shëndetësore, një virus dhe një problem në ije që e pengonte të ecte dhe të ngjiste shkallët lehtësisht.

‘Nëse fiziku i tij nuk ia del dot duhet ta pranojë-tha Drejtori Sportiv i Bayernit, Eberl-por asistentët e trajnerit e dinin se çfarë duhet të bënin, ashtu sikurse edhe lojtarët në fushë. Presim që ai të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Arsenalit në Ligën e Kampioneve.

Top Channel