Zëri i Kombëtares kundër dhunës në Tiranë, Manaj e Uzuni: E ardhmja e Shqipërisë nuk mbytet me forcë
Kur kanë kaluar 10 vjet nga tërheqja nga futbolli i luajtur, Francesco Totti tregon jetën e tij brenda dhe jashtë fushe. Këtë e bën përmes faqeve të autobiografisë së tij ‘Oltre’.
Një tregim intim dhe dramatik që përshkruan momentet më të errëta të përjetuara nga ish kapiteni i Romës; nga humbja e të atit Enzo, te rënia në depresion pas tërheqjes e deri te terrori dhe frika se nuk do të mbijetonte nga Covid në vjeshtën e 2020.
Dhimbja për babain dhe lufta kundër Covid.
Periudha më dramatike e jetës së Tottit përkon me vjeshtën e 2020 ne kohën e pandemisë. Në 12 tetor të atij viti u nda nga jeta në moshën 76 vjeçare babai i legjendës së futbollit italian, Enzo. ‘Babai im ka qenë numri 1 për mua dhe për fat të keq edhe një shifër më shumë në numërimin e të vdekurve-kujton Francesco Totti i prekur. Pak ditë pas zisë, edhe vetë Francesco u sëmur. Temperatura shkoi në 39 gradë, u shfaqën dhimbje, kolla që nuk pushonte dhe një pamjaftueshmëri e madhe në frymëmarrje. ‘Nuk ngrihesha dot nga shtrati. Mjekime, injeksione, kura të ndryshme; asgjë nuk bënte efekt. Kisha një frikë të mallkuar se do të vdisja si babai-vijohet në kujtimet e Tottit që arriti deri aty sa thirri fëmijet për t’u thënë lamtumirë-Nuk di nëse do t’ia dal mbanë, besomëni, nuk e di edhe sa do të rezistoj’.
I transportuar në Campus Bio-Medico të Romës, testet evidentuan një polmonit nga të dyja krahët me saturim të oksigjenit në gjak të rënë në 88%. Mjekët rekomanduan shtrimin e menjëhershëm në spital, një opsion që Totti e refuzoi. ‘Nuk dua të kem fundin e babait tim-rrëfen Totti-nëse duhet të vdes, dua të vdes në shtëpinë time, jo i mbyllur këtu, pa parë fëmijët e mi’
Oferta e Berlusconit dhe këshilla e Zangrillo
I rikthyer në banesën e tij, i izoluar në një dhomë të survejuar me kamera, Totti kaloi netë shumë të vështira. Në ato orë dramatike, ai mori një telefonatë të papritur; Pier Silvio Berlusconi, përmes Silvia Toffanin(mike e Ilary Blasi) i vuri në dispozicion një avion privat për ta transferuar në Milano që ai të kurohej nga mjeku primar i San Raffaele., Alberto Zangrillo. Përgjigjja e Tottit, e shoqëruar me ironinë e zakonshme në dialekt roman, ishte e menjëhershme. ‘Je çmendur gjë? Nuk shtrohem në Romë dhe të vij të vdes në Milano?
Në këtë pikë ishte vetë Dr.Zangrillo që e udhëzoi në distancë. Profesori e pyeti për pozicionin sesi flinte dhe kur mësoi se Totti zakonisht fle në krahë, i sugjeroi të pozicionohej përmbyse me kraharorin të mbështetur në dyshek me krahët të hapur. ‘Si Jezu Krishti në kryq?’-pyeti ish futbollisti. Mjeku e sqaroi se ishte karta e fundit për t’u përdorir përpara shtrimit të detyruar. Lëvizja funksionoi, frymëmarrja u përmirësua, temperatura ra dhe saturimi u ringjit në 99%. ‘U ndjeva i rilindur. Zangrillo nuk gaboi në asgjë-pranonte Totti që gjithsesi zbulon se ka akoma shenja të asaj sëmundjeje pasi nuk merr frymë si më përpara.
Lamtumira nga futbolli, depresioni dhe e ardhmja
Përveç sëmundjes, autobiografia përmend edhe procesin e dhimbshëm të përshtatjes me jetën pas tërheqjes nga futbolli në vitin 2017. ‘Ishte një moment ku rrezikova depresionin. Nuk arrija dot t’iu gjeja një kuptim gjërave-tregon Tottiu-ne futbollistet jemi mësuar me rutinën dhe papritur vjen boshllëku. Ndihesha i vetëm në mes të oqeanit, më mungonte toka nën këmbë’. Dhimbja për fundin e karrierës u shkri me humbjen e të atit duke e transformuar atë boshllëk në një vorbull të vërtetë. Totti zbulon se pas lamtumirës nga Roma u kërkua nga Como dhe Genoa që të kthehej të luante: ‘Sinqerisht e mendova. Zemra dhe mendja thonin gjëra të ndryshme, por zgjodha zemrën. Gjithë jetën kam veshur vetëm një fanellë dhe kështu duhej të mbetej’, Një dashuri për ngjyrat verdhekuqe që mbeti e fortë dhe lë të hapur portën për një të ardhme. ‘Roma ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë gjithçka për mua. Është lëkura ime e dytë. A do të kthehem? Kurrë mos thuaj kurrë’-rrëfen Totti
‘Nuk bëj rolin e statujës’
‘Në kohën e Pallottës, lashë 3 vjet e gjysmë nga kontrata sepse nuk doja të bëja rolin e statujës-tregon Tottin për periudhën kur hyri në bordin drejtues të Romës-më dukej e natyrshme që një si unë të përfshihej në sektorin teknik. Ndoshta mund të kuptoj më shumë se njerëz që janë ekonomistë, avokatë apo doktorë. Nëse çdokush do të ushtronte profesionin e tij, do të ishte më mirë për të gjithë. Kur isha te Roma si drejtues, më kërkonin vetëm kur kishte probleme. Unë ndihesha pjesë dhe doja të isha në projekt dhe jo një njeri imazh. Dhe as tani nuk dua ta bëj këtë. Më kërkuan për 100 vjetorin, por gjithnjë në atë rol formal. Ajo dashuri nuk përfundon. Kam respektin maksimal për të, nuk kam kërkuar kurrë asgjë dhe nuk do ta bëj kurrë. Nëse kanë nevojë për njohuritë e mia për futbollin jam këti. Gjithsesi, 100 vjetorin do ta festoj, me njerëzit e Romës, me romanistët. Në fund të fundit, në këtë shekull histori, unë besoj se kam shkruar, në fushën e këtij stadiumi të paktën çerekun e saj’
Raportet me Spallettin
‘Xhiruam një spot së bashku. U argëtuam-tregon Totti-unë dhe ai kemi pasur një raport shumë të mirë që shkonte përtej futbollit. Në vitin e fundit ka pasur probleme që për mendimin tim u shkaktuan nga lart, nga klubi. Dikush e bindi se unë kisha thurur plan për ta larguar. Por në fakt nuk është kështu. Ai më fuste në loje edhe me një këmbë, ndihesha shumë mirë. Pastaj, unë në 25 vjet karrierë, nuk kam pretenduar asgjë, gjithnjë kam shpresuar që klubi të blinte futbollistë të mëdhenj, për të fituar dhe nuk kam bërë asnjë intringë ndaj asnjë trajneri. Për mendimin tim, besoj se e kam treguar se Roma vinte e para, skuadra, tifozët’.
Top Channel