U largua apo dha dorëheqjen? Gvozdenoviç flet për herë të parë për Top Channel
Mislav Karoglan debuton me një humbje të thellë në pankinën e Partizanit. Të Kuqtë u shpartalluan nga Vora në ndeshjen e javës së 7 të Kategorisë Superiore pasi u mundën me rezultatin 4-1 duke thelluar gjithnjë e më shumë krizën e tyre.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 17 dhe ishte Vora ajo që mori avantazhin me golin e Bernard Karricës. Në fillimin e pjesës së dytë po ky futbollist i dha avantazhin e dyfishtë teksa ekzekutoi saktë një 11 metërsh. Partizani rihapi llogaritë e ndeshjes në minutën e 62 me Human, edhe ky shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për të shkurtuar diferencën në 2-1.
Por Vora nuk vonoi shumë dhe e riktheu diferencën e 2 golave teksa shënoi golin e tretë me Pedro Clemente, ndërkohë që skuadra e Bellajt pa që t’i anulohej edhe një gol tjetër. Në minutat shtesë të sfidës, Karrica plotësoi tregolëshin personal duke fiksuar fitoren 4-1 të skuadrës së Vorës që ngjitet në kuotën e 5 pikëve në vendin e parafundit
Top Channel