Jose Mourinho falenderon tifozët e Romës: Mirënjohje e përjetshme ndaj jush
Luis Enrique shqetësohet në prag të ndeshjes të së martës në Ligën e Kampioneve.
Nuno Mendes shfaqi probleme fizike të karakterit muskular në fazat finale të ndeshjes mes Paris Saint Germainit dhe Strasbourg e fituar nga parizienët 3-1, por ende nuk është konfirmuar shkalla e dëmtimit të tij.
Mbrojtësi u detyrua të lërë fushën e lojës në minutat e fundit kur rezultati ishte 2-1 për Paris Saint Germain pasi kishte zëvendësuar më parë Lucas Digne. Shqetësimet fizike bënë që ai të tërhiqej duke e lënë skuadrën me 10 futbollistë. Për momentin nuk ka një diagnozë përfundimtare dhe as një konfirmim për kohën e rikuperimit të tij, ndërkohë që edhe Akliouche e mbylli ndeshjen me shqetësime muskulare
‘E dinim që do të kishim vështirësi, por e mbyllëm ndeshjen në mënyrë pozitive-tha Luis Enrique pas ndeshjes-treguam mentalitetin tonë’
Top Channel