Ekonomia e Eurozonës, rritja më e shpejtë në një dekadë

09/11/2017 19:56

Ekonomia e Eurozonës do të rritet me ritmet më të shpejta në një dekadë, këtë vit. Ky është parashikimi i Komisionit Europian, që flet për një rritjeje të dukshme krahasuar me parashikimet e fillimvitit.

Por sidoqoftë, nënvizon komisioni, rritja e ekonomisë do të ngadalësohet disi vitin e ardhshëm dhe në 2019. Në parashikimet e tij të përhershme për ekonomitë e Bashkimit Europian, komisioneri për çështjet ekonomike dhe financiare, Pierre Moscovici, tha se ekonomia e 19 vendeve që ndajnë monedhën euro, do të rritet me 2.2 përqind këtë vit, më shumë nga 1.8 për qindëshi i regjistruar në 2016. Në maj, komisioni parashikoi rritjen ekonomike për 2017 në shifrën 1.7 për qind.

“2017 është në rrugë të mbarë…për të parën herë në 10 vitet e fundit. Gjatë këtij viti të gjitha vendet e bashkimit evropian, pa përjashtim, do të regjistrojnë rritje ekonomike. Dhe 2018 parashikohet po ashtu një vit me rritje të përgjithshme për shtetet anëtare”, shprehet Pierre Moscovici, Komisioner për çështjet ekonomike dhe financiare.

Sipas Komisionit Europian, rritja ekonomike në Britaninë e Madhe do të ngadalësohet ndjeshëm gjatë dy viteve në vijim, ndërsa kompanitë janë të predispozuara të vendosin investimet në pritje për shkak të paqartësive mbi rezultatin e negociatave për Brexit-in me BE.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA