Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug? Cristiano Ronaldo pranoi që të bënte një selfie me një tifoz që hyri në fushë, para se gjyqtari të jepte shenjë për fillimin e pjesës së dytë në sfidën kualifikuese për Botërorin e 2018-s që luzitanët e zhvilluan në Ishujt Faroe.
Tifozi arriti të shmangte punëtorët e sigurisë dhe të shkonte tek Ronaldo, i cili sapo kishte dalë nga tuneli. Ai i kërkoi të bënin një foto që Ronaldo pranoi. Kjo nuk është hera e parë që Ronaldo pranon të bëjë selfie me tifozët ën fushë. Kjo pothuajse ndodh përherë me kapitenin e Portugalisë.
Ndërkohë, luzitanët kampionë të Europës nuk patën probleme në fushë me Ishujt Faroe që u dorëzuan pa kushte në një ndeshje e cila u mbyll 0-6. Andre Silva i vodhi skenën e protagonistit Cristiano Ronaldos me 3 gola, por bomberi i Realit la gjithsesi shenjë në një prej rrjetave të pjesës së dytë.
Top Channel