‘Vetëm edhe një hap larg’/Ja çfarë iu tha Franco Foda futbollistëve të Kosovës pas fitores ndaj Sllovakisë
Me një sprint të pandalshëm në kilometrat finalë të garës, Greg Van Avermaet ia ka dalë që të kalojë i pari finishin në etapën e 13 të Turit të Francës me nisje nga Muret dhe përfundim pas 198 kilometrave në Rodez.
Çiklisti belg regjistroi triumfin e tij të parë në Turin e Francës, ndërsa administroi presionin e Peter Sagan deri në fund, me Jan Bakelants që e mbylli këtë ndalesë në vendin e tretë.
Kështu, pas lodhjes ekstreme në ngjitjen e Pirenejve, në 3 etapat e mëparshme, çiklistët në Turin e Francës përjetuan disa ndryshime në cirkuit, ndërsa në 7 sekondat e fundit të garës, mbërritën të gjithë çiklistët e shpejtë, duke përfshirë dhe fanelën e verdhë. Kjo e fundit mbeti sërish në krahët e Chris Froome që duket favoriti kryesor për triumfin final.
Etapa e radhës do të jetë nga Rodi në Mond e gjatë 178.5 km, një garë kjo ku çiklistët do të përballen me një pjesë të ndërlikuar, sidomos në kilometrat e fundit.
Top Channel