Qeveria parlajmëron masa të forta shtrënguese për ata që nuk paguajnë energjinë elektrike. Në mbledhjen e fundit Këshilli i Ministrave miratoi strategjinë për shlyerjen e detyrimeve të përzgjedhura të sektorit publik në fushën e energjisë.

Por dokumenti, i cili fillimisht përcakton rrugën se si do të shlyhen borxhet e institucioneve buxhetore dhe jo-buxhetore për faturat e energjisë, në një kohë të dytë do të shtrihet edhe mbi privatët.

Në strategji, qeveria paralajmëron se inidividët apo bizneset debitorë ndaj CEZ, nuk do të lejohen të shesin pronat e patundshme, të regjistrojnë automjetet apo të rinovojnë licencat e tyre, pa paguar më parë detyrimet e energjisë.

Këto masa i janë lënë në komptencë task forcës së ngritur për sektorin energjetik që drejtohet nga zv.kryeministri dhe pritet të marrin fuqi ligjore në një kohë të mëvonshme.

Ndërsa faza e parë e strategjisë, e cila hyn në fuqi menjehërë trajton detyrimet e papaguara të institucioneve publike në sektorin e energjisë.

Dokumenti parashikon që brenda muajit mars të kryhet identifikimi dhe verifikimi i faturave me institucione të veçanta buxhetore dhe institucione që subvencionohen nga buxheti.

Ndërkaq, brenda prillit do të kryhet shuarja e këtyre detyrimeve përmes një mekanizëm të shlyerjes me kompensim deri në 10 miliardë lekë duke lehtësuar bilancet e kesh dhe cez.

Paralelisht dokumenti thotë se qeveria do të forcojë masat për të mos lejuar më krijimin e këtyre detyrimeve në të ardhmen duke ndërprere fondet buxhetore për ato institucione që nuk paguajnë energjinë.

Sektori energjetik është i zhytur në një zinxhir masiv borxhesh që sipas disa vlerësimeve arrin deri në 1 miliardë dollarë.

Top Channel