Fushata e përkujdesjes ndaj investitorit gjerman, italian, austriak, hungarez, hollandez dhe zviceran, takime derë më derë gjatë qershorit nga AIDA Ndërtimi mbetet një nga sektorët më aktivë të ekonomisë shqiptare, por zhvillimet e fundit tregojnë se rritja e çmimeve të banesave nuk po ecën më me të njëjtin ritëm si kostot e ndërtimit.
Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se Indeksi i Kushtimit në Ndërtim për Banesa u rrit me vetëm 1.1% gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Konkretisht materiali i ndërtimit, që përbën një nga zërat kryesorë të kostos ka shënuar ulje me 0.9%, ndërsa materialet bazë të ndërtimit kanë rënë me 1.4%.
Këto shifra tregojnë se argumenti i rritjes së çmimeve të apartamenteve vetëm për shkak të kostove të ndërtimit po zbehet. Në qytetet kryesore, veçanërisht në Tiranë dhe zonat bregdetare, çmimet e banesave janë rritur me ritme shumë më të shpejta gjatë viteve të fundit, duke arritur në disa zona edhe dyfishim krahasuar me periudhën para pandemisë.
Por duket se kjo ecuri po ndikohet më së shumti nga kërkesa e lartë për pasuri të paluajtshme, investimet në turizëm, blerjet për qëllime investimi, si dhe ofertën e kufizuar në zonat më të kërkuara. Kjo do të thotë se sot një pjesë gjithnjë e më e madhe e çmimit final të një apartamenti nuk lidhet drejtpërdrejt me koston e ndërtimit, por me vlerën që ka marrë tregu i pasurive të paluajtshme.
Vet INSTAT në raportin e indeksit të kuhstimit në Ndërtim theskon se rritja e kostove është ndikuar kryesisht nga mungesa e fuqisë punëtore dhe pagat më të larta në sektor. Shpenzimet për paga janë rritur me 4.8%, ndërsa transporti, makineritë dhe kostot e tjera kanë shënuar rritje më të moderuar.
Vet Indeksi Fischer i Bankës së Shqipërisë vë në dukje se cmimet e banesave u rritën me 28% në fund të 2025 ndërsa kostot në ndërtim të banesave janë rritur me 1.1% vetëm për 3 mujorin e parë të 2026.
Top Channel