Rutte vizitë zyrtare në Shkup, ekstremistët nacionalistë në opozitë e presin në Kuvend me pankartë “NATO vret për përfitim”
Kosovarët nuk duhet të presin të lëvizin pa viza, para viti 2016.
Në bazë të një shpjegimi, që kanë dhënë zyrtarë europianë, Kosova mund
të marrë një raport pozitiv verën e këtij viti, por ai nuk do të jetë i
mjaftueshëm, që në vjeshtë të ketë vendim pozitiv për heqjen e vizave.
“Përveç detyrave që nuk janë kryer, ky është vit zgjedhor në BE. Vendimi për heqjen e vizave nuk është shumë i dashur dhe nuk mund të pritet që zyrtarët, të cilët po përfundojnë mandatin, të marrin një vendim të tillë”.
Kështu shkruan gazeta “Tribuna”, duke cituar një diplomat europian. Ky i fundit, në kushte anonimiteti, tha se procesi i zgjedhjeve në BE do të kërkojë kohë, ashtu si dhe krijimi i strukturave të reja.
Gazeta shkruan se koha më e pritshme për një vendim mbi heqjen e vizave për Kosovën është vjeshta e vitit 2015 dhe, nëse kjo ndodh, atëherë që nga viti 2016 kosovarët do të mund të lëviznin pa viza në zonën Schengen.
Top Channel