Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, protestuesit zbulojnë katër kërkesat: Shfuqizoni ligjin për Dhomat e Specializuara
Pas protestës masive në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka paralajmëruar hapa konkretë institucionalë dhe ligjorë në Kuvend.
“Ne do t’i bëjmë të gjitha veprimet e nevojshme demokratike, edhe protesta, por edhe veprime ligjore që besoj se sot do t’i konkretizojmë në Kuvendin e Kosovës. Unë i falënderoj të gjithë qytetarët e Kosovës për mbështetjen dhe për një protestë dinjitoze dhe masovike”, tha Bedri Hamza, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.
Hamza i PDK-së paralajmëron takim në Kuvend për bashkërendim me partitë e tjera në ndërmarrjen e veprimeve ligjore kundrejt vendimit të fundit.
Kërkesat nga protesta:
1. Shfuqizimi ose ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara.
2. Shkarkimi i ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla.
3. Mbështetje e pakufizuar dhe fonde për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.
4. Angazhimi i ekspertëve ndërkombëtarë në mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.
Top Channel