Ndërsa Ronaldo, Messi apo Ribery mbajtën frymën deri në dorëzimin e “Topit të Artë”, ishin të tjerë yje ata që bënë për vete vëmendjen e ndjekësve të ceremonisë spektakolare të mbajtur në Zyrih, Zvicër.
Bëhet fjalë për partneret dhe bashkëshortet e futbollistëve, të cilat i dhanë jetë një mini-konkursi bukurie jashtë skene.
Ndryshe nga shumë partnere modele apo vajza të “show-bizz”, bashkëshortja e Messit, Antonella Roccuzzo, është një eksperte e dietologjisë, por jo për këtë më pak tërheqëse se të tjerat.
Megjithatë, me të dashurin fitues, supermodelja Irina Shayk tregoi se edhe ajo është fituese e “Topit” të saj të artë të bukurisë, duke treguar edhe një herë më shumë një bukuri thuajse të parezistueshme.
Top Channel