Robert Lewandowski do të jetë një futbollist i Bajernit që në ditën e parë të hapjes së merkatos dimërore, në 2 janar.
Kështu informoi të martën e përditshmja sportive polake “Pilka Nozna”.
Sipas gazetës, qendërsulmuesi nuk do të presë deri në skadimin e kontratës së tij në qershor për të kaluar në “Allianz Arena”, pasi përballë qëndrimit të vendosur të 25-vjeçarit për të kaluar në Mynih, Borussia më në fund ka vendosur të tërhiqet dhe të lejojë kalimin.
Qëndrimi i nënkampionëve të Europës dhe Gjermanisë motivohet edhe nga dëshira për të mos e humbur polakun me parametra zero, me Bajernin që do të paguajë një sasi të pacaktuar ndaj Dortmundit.
Njëkohësisht, duket se Borussia ka pranuar edhe për arsyen se ka gjetur zëvendësuesin e përshtatshëm të qendërsulmuesit, emër i cili ende nuk bëhet i ditur prej klubit.
Top Channel