Argjentina fitoi në transfertë 5-2 ndaj Paraguajit dhe u kualifikua për Botërorin “Brazil 2014” pas 29 pikëve të grumbulluara në grupin e ekipeve amerikano-jugore.
Leo Messi shënoi 2 gola me 11-metërsh (11’ dhe 52’), ndërsa golat e tjerë u shënuan nga Aguero (31’), Di Maria (49’) dhe Maxi Rodriguez (90’).
Bardhekaltërit zhvilluan një ndeshje shumë praktike: mbrojtën mirë dhe goditën gjithmonë në kundërsulm vendasit.
Jose Ariel Nunez (17’) dhe Roque Santa Cruz (85’) shënuan dy golat e Paraguajit, skuadër që nuk ka shanse kualifikimi pasi renditet në vendin e fundit me vetëm 11 pikë.
Në ndeshjet e tjera të kualifikueseve të Amerikës Latine u shënuan këto rezultate:
Bolivi-Ekuador 1-1
Uruguaj-Kolumbi 2-0
Venezuela-Peru 3-2
Top Channel