Borusia, festë në aeroport

01/05/2013 20:20

Një ditë pas kualifikimit historik në finalen e Champions League, festa në radhët e Borusias së Dortmundit dhe tifozëve të saj vazhdon.

Ekipi i “magjistarit” Klopp, mbërriti pas mesditës në aeroportin e Dortmundit, i përgatitur siç duhet për rastin.

Me fanelat ku shkruhet “Wembley”, referuar finales së 25 majit, futbollistët u grumbualluan të festonin në pistën e aeroportit, ndërsa me mijëra tifozë i prisnin të entuziasmuar jashtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA