Vendi i dytë në provat e lira të së premtes nuk shërbeu që Sebastian Vettel t’i jepte një notë kaluese Red Bullit të tij.
”Kjo e sotmja ishte një ditë e zakonshme. Në seancën e dytë të provave, një pjesë e pistës ishte e thatë dhe tjetra e lagur. Nuk mundëm të bënim më shumë edhe për shkak të kohës së keqe, por në seancën e parë treguam një rendiment të mirë, edhe pse gomat nuk zgjatën shumë”, komentoi Vettel pasi provave.
”Pasditen e së premtes do të mendojmë për disa gjëra që mund të na lejojnë të përmirësohemi në provat zyrtare, duke hedhur një hap tjetër përpara. Duhet thënë se gomat e buta funksionuan mirë, por kemi ende edhe shumë për të bërë si skuadër”.
Vettel bëri një koment edhe për pritshmëritë e tij rreth garës. “Në Sepang bën shumë vapë, por kjo është një rrethanë që prek të gjithë pilotët. Megjithatë, sivjet duket se ky element do të jetë disi më pak përcaktues se sa në vitet e tjera”.
Top Channel