Ndeshjet e gjashta dhe të fundit në grupe të Kupës së Shqipërisë përcaktuan katër gjysmëfinalistët, ku surpriza më e madhe ishte mospërfshirja e vlonjatëve të Flamurtarit.
Kuqezinjtë dominuan përballë Teutës dhe e mbyllën ndeshjen si të kualifikuar (3-0), pasi përfitonin nga barazimi i Laçit me Bylisin.
Megjithatë, laçianët, të cilët humbisnin në interval 0-2, kompletuan në minutatën e tretë shtesë një përmbysje dramatike, që i tha atyre, së bashku me ballshiotët, kualifikimin “in extremis”.
Përsa i përket ndeshjeve të Grupit A, ku dy gjysmëfinalistët ishin përcaktuar, Skëndërbeu dhe Kastrioti fituan në transfertë, në fushën e Kukësit dhe Shkumbinit përkatësisht.
Ndeshjet gjysmëfinale zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, në datat 3 dhe 17 prill. Renditja në grupe nuk ka rëndësi, pasi FSHF ka përcaktuar që shorti të jetë i lirë.
Rezultatet e sotme
Grupi A
Kukësi-Skëndërbeu 2-3
Shkumbini-Kastrioti 0-2
Renditja: SKËNDËRBEU 18, KUKËSI 12, Kastrioti 6, Shkumbini 0
Grupi B
Flamurtari-Teuta 3-0
Laçi-Bylis 3-2
Renditja: BYLIS 12, LAÇI 12, Flamurtari 12, Teuta 0.
Shënim: Me gërma kapitale skuadrat e kualifikuara më tej. Flamurtari eliminohet për shkak të golavarazhit më të dobët në Grupin B
Top Channel