Reali i Madridit është favorit për të fituar titullin e dhjetë kampion të Europës, vlerësojnë një ditë pas suksesit të “Old Trafford”, në mënyrë unanime kompanitë e basteve.
Me suksesin e arritur në Mançester, madrilenët konsiderohen tashmë favoritë mbi Bajernin, i cili kryesonte këto baste pas ndeshjeve të para të 1/8-ave.
Në kompaninë “Bwin”, suksesi përfundimtar i ekipit të Mourinhos kuotohet me koefiçentin 3.5, përpara Bajernit, me 6.5, Barcelonës dhe Borusias së Dortmundit, me të njëjtin kuotim.
Në kompaninë “Bet365”, ashtu sikurse në të gjithë kompanitë e tjera të basteve, Reali gjithashtu shihet favorit i gjatë me 3,25, përpara Bajernit me 4.00 dhe Barcelonës me 6.25.
Përsa i përket dy italianeve, Juventusi shihet si fitues në një prej 11 rastesh (koefiçent 11), ndërsa shanset e Milanit për triumf në Londër duken tepër të vogla, të vlerësuara me koefiçentin 19.00, i njëjti që ndan edhe Paris SG.
Top Channel