Mario Gomez i jep mundësinë Gjermanisë ta nisë me këmbë të mbarë Europianin.
Përfaqësuesja e Joachim Low ka mundur 1-0 Portugalinë, duke marrë dhe 3 pikët e para në “grupin e ferrit”, siç njihet ndryshe grupi B.
Gjermanët kontrolluan ndeshjen, ishin më të mirë organizuar, por momentin më të rrezikshëm të pjesës së parë e kishte Portugalia me Pepen.
Gjuajtja e mbrojtësit pasi goditi traversë, u përplas mbi vijën fatale, duke dhënë idenë e një goli fantazëm siç ndodhi me golin e Anglisë në Botëror, dy vjet më parë. Megjithatë, këtë herë topi nuk e kaloi vijën e golit.
Pas intervalit, gjermanët vazhduan të kontrollonin lojën, por diferencën e bënë vetëm në të 72’, kur pas një krosi, Mario Gomez realizoi me kokë.
Ndërkohë, Danimarka mundi 1-0 Holandën dhe regjistrohet si supriza e parë e Euro 2012.
Skuadra e drejtuar nga Morten Olsen, falë një stili “katenaçoje italiane” ka arritur të mposhtë “tulipanët”, të konsideruar si një prej favoritëve kryesore për të fituar titullin.
Golin e fitores për danezët e shënoi Krohn-Dehli, në minutën e 24’. Formës jo të mirë të Van Persie iu bashkua dhe ajo e Sneijder dhe Robben, duke bërë që Holanda të mos arrinte të reagonte.
Top Channel