Tenis, pika më dramatike e Roland Garros
01/06/2012 15:35
Në fushën Suzanne Lenglen, gjatë turneut të tenisit Roland Garros, para publikut u shfaq një provë rezistence që i kaloi të gjitha kufijtë.
Francezi Richard Gasquet dhe bullgari Grigor Dimitrov dhanë gjithçka kishin deri sa u dorëzuan të dy. Një pikë që zgjati plot 36 goditje (dhe që u fitua nga Gasquet) bëri që Dimitrov të shtrihej në tokë i pafuqishëm.
Kur kishin kaluar dy orë lojë, pika “fatale” bëri që 21-vjeçari Dimitrov të mos e merrte më veten plotësisht duke humbur edhe takimin, ndërsa Gasquet përfundoi pikën duke vjellë.
Francezi fitoi 3-1 me sete (5-7, 7-5, 6-2 y 6-3). Videon mund ta shihni në faqen zyrtare të Roland Garros.
Top Channel