Tori Spelling, sërish shtatzënë

26/03/2012 12:55

Tori Spelling po pret fëmijën e saj të katërt. Aktorja, e cila ka vetëm pesë muaj që ka lindur fëmijën e tretë, ka njoftuar në Twitter se është sërish shtatzënë.

Vajza e producentit të famshëm hollivudian Aaron Spelling është martuar në vitin 2006 me Dean McDermott.

Tori gjithmonë ka shprehur dëshirën për të pasur një familje të madhe dhe duket se nuk kërkon të humbë kohë për të arritur qëllimin.

Aktorja bjonde është bërë e njohur me serialin e famshëm televiziv ‘Melrose Place’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA