Rally, aksidentohet Leb
13/11/2011 13:30
Etapat e fundit të Botërorit të Rally shoqërohen me një frikë të madhe për Sebastian Lëb. Kampioni i Botës në këtë aktivitet pësoi një aksident në ditën e fundit të Cmimit të Madh të Uellsit kur u përplas nga një makinë pikërisht në momentet e para të kësaj dite.
Ky incident e detyroi francezin të sapo shpallur kampion për të tetën herë që të tërhiqej nga gara, ndërkohë që ndihmësi i Lëb, Daniel Elena dhe ata që ishin në makinën tjetër mbetën të plagosur.
Në momentin e ndodhjes së incidentit, Sebastian Lëb ndodhej në vendin e dytë menjëhërë pas finlandezit Jari-Mati Latvala.
Top Channel