Ai është pritur siç i takon një ikone. Një aktor i cili në Hollivud ka mundur të prekë majat. Richard Gere ka shkelur në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit që po mbahet këto ditë në Romë.
Mediat italiane nuk i kanë kursyer tituj të tipit ‘të gjithë nën këmbët e Gere’ pasi ai është një aktor që vlersohet shumë në të gjithë botën. E megjithatë, me modestinë e tij, ikona e Hollivudit fjalia e parë që tha ishte: “për mua të bëj aktorin është një punë, një profesion por kam qëllimim për të bërë një punë sa më të mirë. Ama ajo që ka më shumë rëndësi për mua është jeta, familja ime, mjeshtrit e mij shpirtërore. Këto janë gjërat të cilat i marr me më shumë seriozitet se gjithçka tjetër”.
I ndalur te kinemaja, si profesioni i tij i një jete, aktori pohoi: “Sigurisht të bëj filma e të jem pjesë e kinematografisë më zbavit ende shumë, edhe për faktin se më lejon të shkel vende të ndryshme dhe të prek realitete të tjera nga ai që jetoj”.
Qindra fansa ishin mbledhur për të qëndruar qoftë edhe për pak sekonda pranë një aktori ikonë e Hollivudit, fama e të cilit vjen që prej viteve ‘60-të kur edhe ka prekur kinemanë.
Richard Gere përpos parakalimit në tapetin e kuq të këtij festivali që po mbahet prej ditësh në Romë, ka zgjedhur edhe të kalojë pak ditë në kryeqyetin italian, pasi sikundër e ka deklaruar aktori, ai është ndër adhuruesit e kulturës dhe trashëgimisë romane.
Top Channel