Notat e “Top Channel”/ Ngelin në klasë Strakosha e Bajrami, Sylvinho nuk i besoi kurrë Muçit. Pilo “refuzoi” të bëhej hero
Qendërmbrojtësi rumun i Interit, Christian Chivu, kërkoi ndjesë dhe pranoi se i vjen turp për grushtin që i dha kundërshtarit Rossi, në ndeshjen e mbrëmshme në Bari.
Interi fitoi me rezultatin 3-0, por Chivu i shpëtoi përjashtimit në minutën e 60’, pasi gjyqtari nuk pa një gjest tërësisht josportiv të rumunit. Ai goditi në fytyrë me grusht një kundërshtar, duke provokuar një zënkë në fushë.
Prova televizive pritet të s’kualifikojë lojtarin për të paktën tre javë. Vendimi do të merret sot nga disiplina e Serisë A. Ndërkohë, Chivu kërkoi ndjesë menjëherë pas ndeshjes.
”Jam thellësisht i penduar për gjestin tim, i cili nuk mund të justifikohet në asnjë lloj rrethane. Më vjen turp për atë që bëra”, tha qendërmbrojtësi në mikrofonat e televizioneve italiane.
Top Channel