
Nga fusha e blertë në skenat muzikore. Ky është projekti i asit të Barcelonës Lionel Mesi. Në fakt argjentinasi, sipas mediave britanike ka gati “skuadrën” e tij muzikore.
Në bandë bën pjesë edhe një tjetër futbollist i katalanasve emri i të cilit nuk është bërë publik dhe brenda një kohe të shkurtër do të nisin një turne europian, ku do të këndohen këngët e “Oasis”.
“Topi i Artë” njihet si një ndër adhuruesit e medhënj të bandës muzikore britanike e cila mori famë në vitet ’90 me dy vëllezërit Noel dhe Liam Galager.
Siç shkruan tabloidi “The Sun” futbollistët futbollistët-këngëtarë do të vendosin paruke dhe syze për t’i ngjasuar sa më shumë bandës legjendare nga qyteti i Mançester.
“Kam harxhuar mjaft kohë duke u përpjekur të imitoj sjelljen e tyre në skenë dhe qëndrimet që duhet të mbaj”, deklaron Mesi për tabloidin anglez.
Për momentin ende nuk ka një datë të sigurtë të nisjes së turit, por e sigurt është një ndalesë në Britaninë e Madhe, ku sipas mediave angleze Mesi ka ftuar edhe vëllezërit Noel dhe Liam të marrin pjesë në performimin e bandës së tij, emri i së cilës ende nuk dihet.
Tashmë mbetet vetëm për t’u parë nëse asi argjentinas pas dështimit në Botëror do të triumfojë në fushën muzikore.
Top Channel