Energjia, nga kompensimi perfitojne pak familje

23/10/2009 16:10

Rritja e cmimit te energjise elektrike do te godase me te varferit, jo vetem se ata kane me pak te ardhura nga grupet e tjera shoqerore, por edhe sepse shumica e tyre nuk perfitojne nga subvencioni per cmimin e energjise.

Qe nga viti 2003 te varferit dhe personat me aftesi te kufizuara duhet te subvencionoheshin per energjine elektrike por sipas vete qeverise zbatimi ka qene i veshtire dhe i ngadalte.  

Sipas te dhenave zyrtare subvencioni ka nisur te shperndahet ne fillim te viti 2006 por  nga rreth 191 500 familje te evidentuara vetem 37 mije prej tyre kane perfituar.

Per vitin 2009 qeveria ka parashikuar qe kete kompensim per energjine ta perfitojne 54 mije familje por keto perfaqesojne vetem 28 %  te familjeve qe duhet te subvencionoheshin.

Ministria  e Punes thote sa ata bejne vetem verifikim te dosjeve ekzistuese por jo te evidentojne familjet ne nevoje atje ku jetojne.

Fondi i dhene si subvencion per cmimin e energjise elektrike admisnitrohet nga pushtetet lokale dhe qeveria thote se jane pikerisht keto struktura qe duhet te kujdesen qe te gjitha familjet e varfera te perfitojne nga ndihma.

Por kjo loje mes pushtetesh duket se ka lene rreth 72 % te familjeve te varfera pa ndihme e cila vazhdon te mbete simbolike dhe nuk eshte rritur ne raport me rritjen e herepashershme te cmimit te energjise elektrike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA