“Streha mes reve”mbërrin në shtëpi. Pas premierës në festivalin e kategorisë A në Tallin “Black Nights”, ku u prit mjaft mirë nga kritika, ky film i drejtohet audiencës për të cilën është krijuar që në krye të herës, shqiptarëve.

Me një atmosferë që të sjell ndërmend realizmin magjik, mes bjeshkëve të Valbonës, personazhet e atyshëm janë një realitet më vete.

“Vë theksin tek publiku shqiptar, sepse ne bëjme filma për Shqipërinë dhe duhet të jemi prezent patjetër. Është një formë arti pak e vështirë, që duhet të mendosh, që futesh në ndjesi të thella dhe të mos rrish në sipërfaqe. Por Brenda nesh qëndron një e mirë e madhe dhe une këtë jam përkjekur ta them, shpresoj që ta kem komunikuar”, thotë regjisori Robert Budina.

Toleranca fetare, qetësia e jetës së përditshme dhe tradita familjare janë element shqiptarë, që “Streha mes reve” përçon.

“Është një provim i vështirë për në audiencë shqiptare, pasi ata e dinë më mirë se tëgjithë se çfarë është ky realitet. Me çfarë mesazhesh, me çfarë ndjesish. Ne jemi përpjekur shumë fort që ta sensibilizojmë audiencën që të vijë dhe të shohë një pjesë të Shqipërisë”, deklaroi producentja Sabina Kodra.

Në rolin kryesor është Besniku, një bari që vuan nga çrregullimi mendor e që nëpërmjet tij, filmi na fut në një botë meditative. Që merr akoma më shumë kuptim nën interpretimin e Arben Bajraktarajt, i njohur si “Marko ngaTropoja” në filmin Taken.

“Personazhi i Besnikut është një personazh shumë i veçantë, atipik. Ndoshta sepse më solli një cep të fëmijërisë. Rreziku i vetëm ishte të mos kisha kompasion me emocionet që më solli. Të ruaja distancën. Të jem në gropën e vërtetësisë së personazhit”, tregon aktori.

Tashmë Bajraktaraj vjen si një shqiptar i mirë, megjithëse sipas tij aktori nuk paragjykon asnjë rol: “Për imazhin le të merren politikanët. Sepse ne merremi me punën tonë që kemi punën e kulturës, kemi punën e krijimit”.

Top Channel