Nga e diela, nis rrugëtimin e tij në kinema filmi më i fundit i distribuuar nga Top Channel Films, Guximi me regjisor dhe skenarist Drilon Hoxha.

Guximi është një film që përmban aksion, romancë, dramë dhe krim.

Guximi është një djalë i ri i dashuruar pas Laurës, por vaja fsheh një të vërtetë të hidhur. Mania për një stil jetese të caktuar e ka shtyrë të përfshihet në një marrëdhënie të hapur me Luanin, një burrë të moshuar i cili i ofron vajzës së re jo vetëm para, por edhe pushtet. Paçka se marrëdhënia e tyre është parimisht e hapur, xhelozia do e kalojë Luanin sapo të zbulojë se ka një kundërshtar në luftën e gjatë sa vetë jeta…atë për dashuri. I mbushur me urrejtje e xhelozi, Luani do të vendosë një Nmim për kokën e Guximit, e për të arritur këtë qëllim nuk do të kursejë asnjë metodë. Edhe pse i papërgatitur për kurthet vdekjeprurëse nga i moshuari i pashpirt, Guximi do të luftojë me gjithçka ka, duke rrezikuar jo vetëm  jetën e tij, por edhe atë njerëzve të tij të dashur. Të vendosur për të zotëruar zemrën e Laurës, Luani dhe Guximi do të nisin një betejë ku disa do të humbin jetën, e të tjerë do humbin njerëzit e dashur. Kasti i filmit përbëhet nga aktorë të njohur me shumë përvojë dhe aktorë të rinj.

Të dielën, filmi nis të shfaqet në kinematë Cineplexx në Tiranë, ndërsa të hënën në kinema Rozafa në Elbasan. Në datat 10, 11 dhe 12 prill do jetë në Pallatin e Kulturës Labëria në Vlorë. Më 17 prill, udhëton në Prishtinë dhe Prizren e më pas në Maqedoninë e Veriut dhe në Gjakovë. Gjithashtu filmi do te shfaqet ne Korçë, Fier e Gjirokastër, ndërsa për bileta vizitoni films.top-channel.tv.

 

Top Channel