Cili film shiti më shumë bileta në kinema, “Në kuadër të Dashurisë” apo “5 herë jo”? E zbulon menaxheri i marketingut

11/03/2024 15:34

Është mbajtur dje nata e ndarjes së çmimeve Oscar, ku ka triumfuar “Oppenheimer”.

Në “Wake Up” tema ishte pikërisht për këtë eveniment të rëndësishëm që mban mbërthyer të gjithë botën.

Ndërkohë Klemi Sinakoli, menaxher marketingu në Cineplexx, tha se filmi “Oppenheimer” dhe “Barbie” kanë qenë dy nga filmat e huaj që kanë shitur më tepër bileta në vendin tonë.

Por ai tha se në listën e katër filmave që kanë shitur më tepër bileta në vendin tonë, i pari është “Në Kuadër të Dashurisë”, i dyti “5 Herë Jo”, ndjekur më pas nga “Barbie” dhe “Oppenheimer”.

“Ne në Top 4 kishim ‘në Kuadër të dashurisë’ dhe ‘5 herë jo’, ndërsa më pas vinte ‘Barbie’ dhe ‘Oppenheimer’”, u shpreh ai.

Top Channel