Filmi i ri “James Bond”, fansat surprizojnë me zgjedhjen e tyre! Cili duan të jetë Agjenti 007

18/03/2024 21:56

Daniel Craig, aktori i famshëm që luajti në pesë filma si agjenti James Bond, nuk do të jetë pjesë e filmit të ri.

Zyrtarisht ende nuk është përcaktuar se cili do të jetë pasuesi i Craig në filmin e radhës, por adhuruesit kanë votuar për Idris Elba, një tjetër yll kinematografik me përmasa ndërkombëtare. Daily Mail raporton se sipas sondazhit të publikuar nga “Lottoland”, i preferuari i dy mijë britanikëve që morën pjesë në anketë ishte Idris Elba.

Britaniku 51-vjeçar mundi në këtë sondazh aktorë të tjerë të famshëm si Chillian Murphy, Tom Hardy dhe James Norton.

Daniel Craig kishte njoftuar që në vitin 2019 se “No time to die” do të ishte i fundit për të dhe se nuk dëshironte që ta luante më rolin e agjentit 007.

Top Channel