Këtë fundjavë nis sezoni i ri i Kategorisë së Parë. Vllaznia, që luan për herë të parë në historinë e saj në këtë kategori, do ta nisë kampionatin në “Loro Boriçi” me sfidën ndaj Korabit.

Trajneri i shkodranëve, Hasan Lika deklaroi se skuadra është gati për sezonin e ri. “Skuadra është në gjendje të mirë në aspektin psikologjik. Jemi të përgatitur për të luajtur në Kategorinë e Parë”, tha ai.

Trajneri Lika preferoi t’ia heqë mantelin e favorites, skuadrës së tij, duke theksuar se Kategoria e Parë është një kampionat i vështirë.

“Pavarësisht se jemi Vllaznia, skuadrat janë të gjitha njësoj. Kategoria e Parë është një kompeticion i vështirë. Ne do të luajmë për fitore si në Shkodër, ashtu edhe jashtë saj”, tha trajneri i shkodranëve.

Sfida mes Vllaznisë dhe Korabit do të luhet në “Loro Boriçi”, ndaj trajneri Lika kërkoi mbështetjen e tifozerisë jo vetëm për këtë përballje, por për të gjithë sezonin futbollistik.

Top Channel