Gustavo Gomez nuk po gjen hapësirë tek Milani, e duket se nuk është as në planet afatgjata të Rino Gattussos, e kuqezinjtë janë të gatshëm për ta larguar.

Argjentinasit e Boca Juniors kanë shfaqur interes për qendërmbrojtësin paraguajan që iu bashkua Milanit në Gusht të 2016-s, por që në këtë sezon ka luajtur vetëm 10 minuta në Europa League.

Pavarësisht se ai është listën që Milani ka dorëzuar në UEFA si pjesë e skuadrës që do marrë pjesë në Europa League, kuqezinjtë janë të gatshëm ta largojnë dhe kanë rihapur negociatat me argjentinasit e Boca Juniors.

E sipas raportimeve të “calciomercato” argjentinasit mund të kënaqin kërkesat e kuqezinjve duke u ofruar 7 milionë për 80% të kartonit të lojtarit, duke u lënë mundësi përfitimi italianëve të 20 % nëse 24-vjeçari do të shitet serish në të ardhmen.

Top Channel