Kamza nuk është më një surprizë, por është forca e dytë e sezonit. Ka mjaftuar një gol, madje super gol nga Racic në minutën e 29-të pjesës së parë që kamzalinjtë të marrin 3 pikë të rëndësishme përballë Teutës.

Edhe në Durrës, Kamza bëri lojën e saj racionale, duke u mbrojtur mirë dhe duke goditur në rastet e pakta që u krijuan. Edhe pse kanë shënuar vetëm 13 gola në 13 ndeshje të luajtura, kamzalinjtë tanimë janë në kuotën 23 pikëve, duke rritur pretendimet sezonale.

Ndërkohë për Teutën ndërpritet seria e rezultateve pozitive, duke bërë që skuadra të mbetet e rrezikuar për qëndrimin në kategori.

Top Channel