Një “hakmarrje klasike” ndoshta mund të quhet triumfi i Tiranës ndaj Vllaznisë në përballjen e parë që iu ofroi shorti mes tyre, që pas ndeshjes vendimtare të sezonit të kaluar që detyroi bardheblutë të zbrisnin nga elita e futbollit shqiptar.

Tirana e drejtuar nga Ze Maria ka mposhtur 2-0 Vllazninë e Ernest Gjokës, në takimin e parë të Kupës së Shqipërisë, për fazën e 1/8-ave, duke hedhur kështu një hap drejt çerekfinaleve. Por më parë do të duhet të shkelë sërish në “Loro Boriçi” për të zhvilluar edhe 90-minutat e dyta të kësaj faze të Kupës së Republikës.

Për bardheblutë shënuan sulmuesi Greca dhe mbrojtësi Ëellison, që të dy golat në pjesën e dytë të takimit, pasi në 45 minutat e para gjithçka përfundoi në barazim. Por në pjesën e parë, vetëm 3 minuta pasi kishte nisur takimi, Tiranës iu anulua një gol nga arbitri Laver Alla, i cili vinte pas një ndërhyrjeje të gabuar të dyshimtë.

Top Channel